Pelikani 1996 - 2017

 Home / Pelikani / Historia
Salla e kontrollit Pelikani

21 vite eksperiencë

Një histori suksesi.

Në vitin 1996, kohën kur Shqipëria kishte më shumë nevoj se kurrë për siguri, Pelikani Security Sh.p.k filloi veprimtarinë në fushën e ruajtjes dhe sigurisë së objekteve. Duke u bërë kështu, një nga të parat shoqëri private shqiptare aleat i Shtetit Shqiptar në mbrojte të bizneseve dhe objekteve që kishin nevoj per një siguri konstate.

Fal pëkushtimit dhe vullnetit të presidentit të kompanisë Vesel Demiraj, "Pelikani Security" hodhi gurin e parë të rëndësishëm duke siguruar një nga kompanitë e para multinacionale e prestigjoze qe filluan aktivitetin e tyre në Shqipëri, sic eshte Coca Cola. Bashkëpunim i cili vazhdon edhe ne ditët e sotme.

Vit pas viti, Pelikani Security Sh.p.k vazhdoi të korrte suksese të njëpasnjëshme në fushën e ruajtes dhe sigurisë, kjo bëri që me vendim të posaçëm të Ministrisë së Rendit Publik Nr.228 datë 31.10.2005 deri më 31.10.2008, vendim Gjykate nr. 26273, akti i themelimit 17.09.2001 dhe me numër NIPT K11423005T Pelikani Security Sh.p.k të licensohej me veprimtarinë në fushën e ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, shoqërimin e mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të shtetasve vendas e të huaj.

Me pas, Shoqëria “Pelikani Security” Sh.p.k u pajis nga Ministria e Brendshme me Licencën e shoqërisë të kategorisë “1.3 B” (Për Ruajtjen dhe Sigurimin Fizik te Objekteve publike dhe Private, Mbrojtjen e Jetës dhe të Shëndetit të Shtetasve, Vendas dhe te Huaj) si dhe për kategorinë “1.3 A” (Për Shoqërimin e Vlerave Monetare ose të Sendeve të Çmuara gjatë Transportimit te Tyre).
Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, zhvillimin e Shqipërisë dhe bashkëpunimi me shumë kliente të huaj të cilët kërkonin një teknologji më të avancuar për mbrojtjen e pasurive të tyre Pelikani Security punësoi një staf inxhinierësh dhe teknikësh ekspert në projektimin dhe instalimin e sisteme të sigurisë si: Sisteme survejimi, alarmi, Access Control, kundër zjarrit etj., për të ofruar një siguri në rangun e vëndeve të huaja dhe ne përputhje me standartet e miratuara Europiane, duke krijuar në këtë mënyrë shoqërinë e parë Shqiptare që ofron në të njëjtën kohë Shërbimin më Punonjës Shërbimi, Shërbimin e shoqërimit të Vlerave Monetare dhe Mbrojtjen elektronike me pajisje Brand Name. Pelikani Security është shoqëria e parë që krijoi një sallë Operative me sistem të centralizuar dhe me pajisje marrëse dhe trasmetuese, të një teknologjie të lartë, që kontrollon në kohë rekord cdo aktivitet dyshues që mund të ndodh në Objektet e marra në mbrojtje.
Duke pasur në dispozicion të saj një staf të kualifikuar me mjete bashkëkohore për kryerjen e shërbimit Shoqërisë “Pelikani Security” Sh.p.k kanë qënë të shumtë. Klientë me të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë marrëdhëniet kontratuale dhe kjo falë seriozitetit të shërbimit dhe korrektesës se shfaqur në zbatimin e kontratës.

Kush jemi sot

Sot, Pelikani Security GROUP numëron më shumë se 700 punonjës në terren, nje staf profesional me ekspert shqiptar dhe të huaj.

Security femer pelikani
Mbulim territori
90%

Teknologji e larte
72%

Nën 45 vjec
80%

Punonjës shërbimi të armatosur
94%

Partnerët

Copyright © 2017 Pelikani Security GROUP