Sisteme Sigurie

 Home / Shërbime / Sisteme Sigurie
Kamera sigurie

CCTV System

Sistemet e survejimit që ne ofrojmë janë të një cilësie dhe të niveleve të ndryshme duke ju garantuar një sistem totalish funksional dhe të përshtatshëm financiarisht për objektin tuaj. Një siguri më shumë per të na zgjedhur ne, është dhe garancia e paisjeve që ne ofrojmë, varion nga 2 deri në 4 vjet.
Na kontaktoni nëse dëshironi të dini më shumë mbi sistemet e survejimit dhe markat e tyre që trajtojmë. Një ekspert në këtë fushë do t'ju ndjek hap pas hapi për të bërë zgjedhjen e duhur.

Sisteme Kundra Vjedhjes

Sistemet kundra vjedhjes

Sistemet kundra vjedhjes që ne instalojmë mbajnë emrin TECNOALARM, një nga shtëpitë prodhuese më të mëdha në Europe. Të gjitha sistemet që ne instalojmë janë të kontrolluara nga salla jonë operative e niveleve europiane ku mblidhen të gjitha infomacionet e veprimeve që kryhen në objekte të ndryshme duke formuar një zinxhir të pathyeshëm ndërmjet klientit dhe policisë private. Në fund të cdo muaji, këto informacione i paraqiten klientit në një dokument të vecantë, e me pas arkivohen.

Sisteme kundra zjarrit

Sistemet kundra zjarrit

Ne i kemi dhënë një zgjidhje më efikase dhe më ekonomike duke integruar dy sisteme njëkohësisht, sistemin e alarmit dhe atë kundra zjarrit. Kemi arritur të ulim koston e të dy sistemeve deri në 30%, në mënyrë që sistemi kundra zjarrit të jëte me kosto sa më të ulët duke marrë parasysh rëndesinë qe ka ky i fundit në sigurinë e ambienteve.
Tek ne do të gjeni sisteme alarmi dhe sisteme kundra zjarrit të markave më të njohura në botë.

Sistem kontrolli automatik ne banesa

Sisteme automatike

Në këto sisteme përfshihen të gjitha kontrollet automatike, si: hyrjet kryesore të banesave, kasaforta, objekte të rëndesisë së vecantë, automejete, garazhe, parking, vila, fabrika e të tjera. Sistemet automatike të kontrollit janë pajisje të teknologjisë së fundit, ku identifikimi autentik është e vetmja mënyre e zhbllokimit. Do të gjeni sisteme atomatike ku identifikimi mund të bëhet me kod personal identifikimi, kontroll viziv ose kartë manjetike.

Sistem Kundra Zjarrit

Paisje për shuarjen e zjarrit

Një rol të rëndesishëm në biznese kanë edhe pajisjet për shuarjen e zjarrit. Pas një sondazhi në nivele europiane të bërë nga stafi i Pelikani Security GROUP se sa investojnë bizneset në këtë sektor, doli si rezultat se rreth 15% e investimit i kushtohet pikërisht këtij sektori. Ne kemi arritur ta ulim këtë investim në 10%, jo duke ulur nivelin e sigurisë, por duke ofruar pajisje me cmime rreth 15% më të lira se në tregun aktual. Të gjitha këto paisje janë konforme të gjitha normativave europiane ISO 9002.

Copyright © 2017 Pelikani Security GROUP